Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin mes kamionit dhe veturës në Autostradë

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në autostradë, km I 29 nga Vërmica.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se dy persona janë aksidentuar, në aksidentin që ndodhi të mërkurën rreth orës 20:07.

“Në ora 20:27, policia është njoftuar për një aksident trafiku që kishte ndodhur në autostradë, km i 29 nga Vërmica.  Në aksident janë përfshirë dy automjete (një kamion dhe një veturë). Në vendin e ngjarjes pos njësive policore janë thirrur edhe ekipet mjekësore. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor një person është pa shenja jete, kurse dy të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë bartur për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.

VIDEO

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë