Hektor Beqiri: Më 16 shtator, Haga do të jehojë nga zëri i mërgatës shqiptare

Atdhetari Hektor Beqiri, i cili u ka qëndruar pranë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë që nga dita e parë kur ata lëshuan Kosovën, ka paralajmëruar një organizim të madh të mërgatës shqiptare më 16 shtator, në ditën e shpalljes së aktgjykimit.

Beqiri ka bërë të ditur se mijëra shqiptarë pritet të mblidhen pranë gjykatës në Hagë, për të shprehur mbështetjen e tyre për çlirimtarët.

“Më 16 shtator, Haga nuk do të dëgjojë vetëm një vendim. Do të dëgjojë zërin e fuqishëm të mërgatës shqiptare”, ka deklaruar Beqiri.

Ai ka theksuar se pas gjashtë vitesh përballjeje me procesin gjyqësor, ish-krerët e UÇK-së do ta kenë pranë mbështetjen e mijëra bashkatdhetarëve, me mesazhin: “Nuk jeni vetëm! Kosova dhe të gjithë shqiptarët janë me ju!”.

Sipas Beqirit, detaje të tjera rreth organizimit të 16 shtatorit në Hagë do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë