Isak Neziri jep lajmin e madh, së shpejti projektet e para me Felix Magath
Afaristi i njohur Isak Neziri ka bërë të ditur se bashkëpunimi me trajnerin e njohur gjerman Felix Magath po hyn në një fazë konkrete, vetëm një javë pas vizitës së tyre në Kosovë.
Neziri njoftoi se sot është takuar me Magath në Mynih, ku kanë diskutuar dhe konkretizuar hapat e ardhshëm të bashkëpunimit.
Sipas tij, shumë shpejt pritet të nisin projektet e para, të cilat synojnë krijimin e mundësive që talentet vendase të lidhen më afër me tregun evropian, si dhe promovimin e sportit të Kosovës në një nivel më të lartë.
“Vizita në Kosovë ishte vetëm fillimi. Puna nis tani!”, ka deklaruar Neziri.

