Fadil Nura për Ali Ngucatin: Burrë që e vuri veten në shërbim të lirisë së Kosovës
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka vizituar Ali Ngucatin, të cilin e ka përshkruar si një nga kontribuuesit e hershëm në shërbim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lirisë së vendit.
Nura ka bërë të ditur se Ngucati aktualisht po përballet me një gjendje të rënduar shëndetësore, por pavarësisht kësaj, sipas tij, vazhdon të ruajë optimizmin dhe forcën shpirtërore.
“Aliu ka qenë dhe mbetet një kontributor i madh i lirisë sonë”, ka shkruar Nura, duke shtuar se disa njerëz vlerësohen jo për atë që kanë sot, por për atë që kanë dhënë për të ardhmen e vendit.
Ai i ka uruar Ngucatit shëndet, forcë dhe ditë të bardha, duke shprehur respekt dhe mirënjohje edhe për të gjithë ata që kontribuuan për lirinë e Kosovës.


