Floriana Rugova: Barazia gjinore, vlerë dhe parakusht për një Kosovë më të mirë
Kandidatja për deputete nga PDK, Floriana Rugova, ka theksuar rëndësinë e barazisë gjinore si një parakusht për zhvillimin dhe mirëqeverisjen në Kosovë.
Ajo veçoi Mitrovicën, që udhëhiqet nga Bedri Hamza, si një model suksesi që duhet ndjekur në të gjithë vendin pas 9 shkurtit.
“Modelin e qeverisjes së mirë dhe barazisë gjinore që PDK-ja ka instaluar në komunat që drejton, do ta bartim në Qeverinë e ardhshme me Kryeministrin Bedri Hamza”, u shpreh Rugova.
Ajo premtoi më shumë gra në vendimmarrje, transparencë dhe llogaridhënie, duke theksuar se kjo është rruga drejt një Kosove më të mirë.