Mbushen gropat në rrugët e Drenasit

Komuna e Drenasit ka vazhduar me realizimin e projektit për mirëmbajtjen e rrugëve të dëmtuara me asfalt, me synim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Në kuadër të këtyre punimeve po bëhet mbushja e gropave dhe sanimi i dëmtimeve në segmente të ndryshme rrugore, duke mundësuar qarkullim më të sigurt dhe më të lehtë për qytetarët.

Paralelisht, në bazë të memorandumit të bashkëpunimit me KRU Prishtina, po realizohet edhe rregullimi i gropave të hapura pas evitimit të defekteve në rrjetin e ujësjellësit. Ky koordinim synon rikthimin sa më të shpejtë të rrugëve në gjendje normale dhe shmangien e vështirësive për qytetarët.

Nga Komuna bëjnë të ditur se investimet në mirëmbajtjen e infrastrukturës do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim ofrimin e rrugëve më të sigurta, më funksionale dhe me standarde më të mira për të gjithë banorët e Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë