Vajza e komandantit Sahit Jashari emocionon me mesazhin për bashkëshortin që diplomoi në Akademinë Ushtarake

Vlora Jashari, vajza e komandantit dhe bashkëluftëtarit të Adem Jasharit, Sahit Jashari, i cili ndërroi jetë pak javë më parë, ka ndarë një mesazh emocionues me rastin e diplomimit të bashkëshortit të saj në Akademinë Ushtarake.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka kujtuar ndikimin që ka pasur babai i saj në formimin e idealeve të saj, duke theksuar se që nga fëmijëria ka dashur të trashëgojë prej tij dashurinë për atdheun, përkushtimin dhe idealin.

“Duke qenë se ai ishte ndër themeluesit e UÇK-së, rrugëtimi i tij ka qenë gjithmonë frymëzim për mua. Ndoshta nuk e ndoqa vetë këtë rrugë, por zgjodha një partner që i shërben vendit me të njëjtin përkushtim e nder”, ka shkruar Vlora Jashari.

Ajo është shprehur krenare për diplomimin e bashkëshortit, duke theksuar se tek ai sheh të vazhdojnë vlerat që gjithmonë i ka admiruar.

“Urime për këtë arritje. Uroj që çdo hap i yti të jetë i mbushur me sukses, nder dhe përkushtim ndaj misionit që ke zgjedhur. Krenare gjithmonë për ty!”, ka përfunduar ajo në mesazhin e saj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë