HanA Clinic në Komoran investon në teknologjinë më të re, instalon ultrazërin e avancuar Voluson Performance 18

HanA Clinic, ordinancë gjinekologjike nën udhëheqjen e Dr. Ramush Pajaziti, ka instaluar ultrazërin e avancuar 3D/4D GE HealthCare Voluson Performance 18, duke u bërë ordinanca e parë gjinekologjike në këtë rajon që ofron këtë teknologji të gjeneratës së fundit.

Voluson Performance 18 është një sistem modern i ultrazërit që kombinon imazheri me cilësi të lartë, inteligjencë artificiale (AI) të integruar dhe mjete të avancuara diagnostikuese, duke mundësuar ekzaminime më të shpejta, më të sakta dhe më efikase në ekzaminimet gjinekologjike dhe obstetrike, përfshirë monitorimin e shtatzënisë me imazhe të detajuara 3D/4D.

HanA Clinic është hapur para pak ditësh në Komoran të Drenasit dhe ofron shërbime të specializuara gjinekologjike, kontrolle rutinë, diagnostikim modern dhe kujdes profesional për shëndetin e gruas.

Me rastin e hapjes, klinika ka njoftuar se deri më 15 korrik, pacientet do të përfitojnë 33% zbritje në shërbimet e saj.

Ky investim sjell teknologjinë më të avancuar diagnostikuese në fushën e gjinekologjisë më afër qytetarëve të Drenasit dhe rajonit, duke ngritur standardin e shërbimeve shëndetësore lokale.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë