Plagosja në Drenas, policia jep detajet e fundit
Një person raportohet se është plagosur me thikë sot në Drenas. Ngjarja ka ndodhur rreth rreth mesditës.
Dyshohet se deri te plagosja me thikë erdhi pasi dy persona ishin përfshirë paraprakisht në aksident trafiku.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka konfirmuar për Indeksonline rastin.
“Rreth ores 11:00 e kemi pranu informaten qe nje person eshte lendu nga nje mjet i mprehte. I njejti ka pranu tretman mjekesor”, është shprehur ai.

