Tringa Bujupi: Ka pritje që nuk maten me ditë, por me shpresë
Asamblistja e PDK-së në Kuvendin Komunal të Drenasit, Tringa Bujupi, ka përcjellë një mesazh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Përmes një postimi, ajo u shpreh se ka pritje që nuk maten me ditë, por me shpresë.
“Ka pritje që nuk maten me ditë, por me shpresë. Urojmë që 16 shtatori të jetë dita kur kjo pritje të marrë fund dhe çlirimtarët tanë të kthehen aty ku i pret populli i tyre. Sepse vendi për të cilin luftuat, do të mbetet gjithmonë shtëpia juaj”, ka shkruar Bujupi.

