Fadil Demaku në Fushticë të Ulët: Mobilizim i madh për fitoren e PDK-së më 9 shkurt

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Fadil Demaku, ka zhvilluar një takim me aktivistë dhe simpatizantë të PDK-së në Fushticë të Ulët, transmeton portali DrenicaOnline.

Gjatë këtij tubimi, Demaku theksoi rëndësinë e mobilizimit të strukturave të partisë për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke shprehur besimin se PDK-ja do të arrijë një fitore të madhe.

“Energjia dhe përkushtimi që po shohim në çdo takim na japin besim të plotë për fitoren e PDK-së më 9 shkurt. Mobilizimi juaj është forca jonë!” – tha Demaku.

Ai ritheksoi përkushtimin e tij dhe të PDK-së për të punuar në të mirë të qytetarëve, duke vendosur si prioritet zhvillimin ekonomik, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe fuqizimin e sektorit privat.

Takimi në Fushticë u zhvillua në një atmosferë entuziaste, ku përkrahësit e PDK-së shprehën mbështetjen e tyre për Demakun dhe ekipin e tij.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë