Vetlëndimi i fëmijëve nga loja e “Tik Tok-ut”, çfarë u diskutua sot në Drenas

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Drenas, ka mbajtur mbledhjen e radhës me praninë e shumicës së anëtarëve, mbledhje kjo që është kryesuar nga nënkryetari i Komunës, Arben Shala.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe dukuria e vetëlëndimit të fëmijëve nga loja e “Tik Tok-ut” dhe masat e marra nga organet përgjegjëse.

Lidhur me këtë pikë, Drejtori i DKA-së, Muhamet Gjoka theksoi se fatmirësisht në Drenas nuk ka raste, por që kanë mbajtur mbledhje me drejtorët e shkollave dhe në bashkëpunim me Policinë po punojnë më të rinjtë për parandalimin e dukurive negative në përgjithësi përmes ligjeratave vetëdijësuese. Ndërsa sipas togerit policor Florim Geci, këtë vit janë mbajtur 32 ligjerata në shkolla dhe 18 takime me drejtorë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë