Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për ushqimin në FSK

Kuvendi i Kosovës do ta mbajë një seancë të jashtëzakonshme sot për çështjen e furnizimit me ushqim të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se do të propozohet një rezolutë që i kërkon Qeverisë ta zgjidhë me urgjencë situatën e krijuar.

Seanca do të fillojë nga ora 12:00 dhe mbahet me kërkesë të AAK-së, të mbeshtetur nga 43 deputetë nënshkrues.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë