Esat Shala intervistohet në polici për kanosje

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person me inicialet Sh.B. është paraqitur të premten në Stacionin Policor në Prizren, duke pretenduar se është ndier i kanosur pas publikimit të një interviste në media.

Sipas Policisë, në intervistën e publikuar, Sh.B. ishte përmendur si i dyshuar për krime lufte.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti nën dyshimin për veprën penale “Kanosje”.

Personi ndaj të cilit është paraqitur ankesa, Esat Shala., është ftuar dhe intervistuar nga Policia në cilësinë e të dyshuarit, në prani të avokatit.

Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Kanosje”, ndërsa i dyshuari E.SH. është liruar në procedurë të rregullt.

Ndryshe, Esat Shala mbrëmë në Klan Kosova deklaroi se një i dyshuar për krime lufte në Krushë të Madhe po lëvizte lirshëm nëpër Prizren, për çka edhe dha iniciale.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë