Rrahet një person në Komoran, policia i arreston të dyshuarit
Janë arrestuar dy të dyshuar në Komoran pasi që të njejtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, transmeton DrenicaOnline.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 13:00./DrenicaOnline/