Bora mbulon Kosovën, të reshura të mëdha në Rajonin e Drenicës
Mëngjesi e gjeti Kosovën e mbuluar nga bora. Në rajonin e Drenicës ka rënë borë disa centimetra ndërsa qytetarët dërgojnë edhe pamjet e saj.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë mes 0-3 gradë Celsius.
Ndërsa të dielën mban mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.