Djemt nga Drenica përseri me trofe në sportin e mundjes së krahut!

Dje, me 15 Prill u mbajt turneu internacional i mundjes se krahut “Tirana 2023”, me pjesmarrje te garuesve te nivelit boterore. Ne kete gare moren pjese edhe garuesit nga Klubi Drenica; Qendrim dhe Shkelqim Koci, ne kategorine -75kg.

Edhe kete here Shkelqim Koci  garuesi nga Skenderaj arriti te kap trofe ne kategorine profesionale.

Kesaj radhe ai zuri vendin e 3-te ne kategorine e tij, ndersa Qendrim Koci arriti vendin e 5-te. Djemte jane te motivuar dhe premtojne me shume suksese ne te ardhmen.

Ne nje interviste per DrenicaOnline, Shkelqim Koci shprehet: “Ky turne  ishte i nivelit boterore, dhe jemi te motivuar me suksesin e arritur, duke qene se eshte verejtur eshe ndikimi i agjerimit te muajit te Ramazanit, dhe poashtu kundershtaret ishin ne nivel shume te larte dhe te pergaditur”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë