Kryetari Lladrovci homazhe pranë vendit ku prehen dëshmorët Xhevat e Bedri Demaku dhe Imer Shala

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, se bashku me gjeneralin Xhevahir Gecin, pjesëtarët e FSK-së, familjarë të dëshmorëve, veteranë e zyrtar të komunës, kanë bërë homazhe pranë vendit ku prehen dëshmorët Xhevat e Bedri Demaku dhe Imer Shala në Abri.

Lladrovci përmes një shkrimi në facebook ka thënë se jeta dhe vepra e tyre duhet të jetë mesazh për brezat e tashëm dhe ata që do të vinë se sa e çmuar është liria dhe atdheu.
Me poshtë postimi i plotë i tij:

Me rastin e 22 vjetorit të rënies në altarin e lirisë, sot, së bashku me Gjeneral Xhevahir Gecin, pjesëtarët e FSK-së, familjarët e dëshmorëve, veteranët e UÇK-së, zyrtarët e komunës dhe qytetarët, kemi bërë homazhe dhe vendosëm lule të freskëta pranë vendit ku prehen dëshmorët Xhevat e Bedri Demaku dhe Imer Shala, në Abri. Jeta dhe vepra e tyre heroike, është dhe do të jetë mesazh për brezat e tashëm dhe ata që do të vinë se sa e çmuar është liria dhe sa duhet atdheu. Sakrifica e tyre, është pjesa më e ndritur e historisë tonë, të cilën ne e kujtomë me nderim të thellë e të sinqertë, ashtu siç kujtojmë brezat e tërë që u sakrifikuan për lirinë tonë. Sot, u përkulem me nderim, para jetës dhe veprës së tyre atdhetare, e cila mbetet udhëzuese për punën tonë të çdo ditshme, përkushtimin dhe angazhimin për fuqizimin e shtetit, zbatimin e ligjit dhe barazisë para ligjit. I përhershëm është kujtimi për dëshmorët Xhevat Demaku, Bedri Demaku dhe Imer Shala! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë