Njoftim për qytetarë nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala”, në Drenas

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” në Drenas njofton të gjithë qytetarët se që nga muaji dhjetor po përballet me mungesë të Mjekëve në Kujdesin Parësorë Shëndetësorë. Kjo mungesë vjen për shkak të inkuadrimit të mjekëve ne njësitë tjera të institucioneve shëndetësore dhe specializimeve të ndara nga Ministria e Shëndetësisë për Kujdesin dytësor dhe tretësorë dhe ku një numër i konsiderueshëm i Profesionistëve shëndetësorë kanë shkëputur kontratat në kujdesin parësorë shëndetësorë.

Duke marrë parasysh se dy Qendra të shërbimeve Shëndetësore janë në funksion 24 orësh, jemi duke bërë angazhim maksimal me resurset humane që kemi në dispozicion që shërbimet shëndetësore për banoret e Drenasit të ofrohen ne mënyrën sa më të mirë të mundshme.

Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, për shkak të situatës së krijuar në këto rrethana jemi të detyruar që shërbimet shëndetësore në Ambulantat e mjekësisë familjare për një kohë nuk do të jenë të qasshme në ofrimin e vizitave shëndetësore.
Shpresojmë që kjo situatë të zgjasë për një kohë të shkurtër pasi që jemi në procedurë të rekrutimit të kuadrove të reja të profesionistëve shëndetësorë.

Nisur nga gjendja e Pandemisë COVID19, qasja në shërbime shëndetësore është rritur krahas shërbimeve bazike, prandaj lutemi që të kemi besimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë nga të gjithë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë