Lladrovci: Drenica ishte, është dhe mbetet miqësore me lirinë!
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar sërish, me një foto nga vendi ku kohë më parë ka qëndruar një lider në një nga ambientet publike në Drenas, ku kishte pritje të mirë dhe pa asnjë eksces, por, këtë nuk e kanë përcjellë në opinion as lideri mysafir, e as mediat se ishte takim i mirë.
Lladrovci, ka shkruar se “këtu, në qytetin e Drenasit dhe tërë komunën tonë, kanë ardhur liderë të të gjitha partive, vijnë sot dhe do të vijnë në të ardhmen. Lirinë e vendit tonë, nuk mund ta cenojë askush, as të drejtën për tubim, as të drejtën për organizim e as të drejtat tjera për manifestime politike, të garantuara me Kushtetutë”.
Fillimi i luftës propagandistike me fushatë denigruese që vë në spikamë mikpritjen tonë në Drenicë, është gabim, ka shkruar ai në fb.
Postimi i plotë i z. Lladrovci:
“Drenica ishte, është dhe mbetet miqësore me lirinë!
Këtu, në qytetin e Drenasit dhe tërë komunën tonë, kanë ardhur liderë të të gjitha partive, vijnë sot dhe do të vijnë në të ardhmen. Lirinë e vendit tonë, nuk mund ta cenojë askush, as të drejtën për tubim, as të drejtën për organizim e as të drejtat tjera për manifestime politike, të garantuara me Kushtetutë.
Fillimi i luftës propagandistike me fushatë denigruese që vë në spikamë mikpritjen tonë në Drenicë, është gabim. Personalisht i kam ftuar qytetarët disa herë dhe ftoj sërish, të jenë të lirë dhe të votojnë ata që duan, duke toleruar mendimin ndryshe, mirëkuptim për bindjet dhe opinionet e të tjerëve si vlerë themelore e lirisë tonë. Kam ftuar qytetarët të jenë mikpritës, të presin e përcjellin mysafirë, pa dallim partie. Asnjë eksces, nuk i bën nder as komunës tonë as Drenicës.
Këtë mesazh po e ilustroj me një foto, nga vendi ku ka qëndruar në gjysmën e dytë të janarit, njëri nga pretendentët për kryeministër. Gjatë qëndrimit këtu, jo vetëm që ka pasur pritje të mirë, por edhe diskutim e bisedë me qytetarët, por mediat nuk e kanë promovuar se ishte gjithçka në rregull.”


