Po luanin bixhoz në Likoc, policia intervenon në tri lokale dhe i dënon të gjithë klientët

Njësiti policor gjatë operacionit të zbatimit të masave anti Covid-19, ka hasur në tri lokale të hapura në Likoc të Skenderajt dhe në të cilat zhvilloheshin lojëra fati.

Të gjitha lokalet janë mbyllur dhe janë konfiskuar paisjet qe janë shfrytëzuar për lojëra, pronarët janë intervistuar dhe më pas janë liruar ndërsa mysafirëve që gjendeshin në lokal u janë shqiptuar tiketa për mos respektim të masave.

Rasti ka ndodhur të martën në orën 20 e 40 minuta.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë