Zyrtari i PDK-së në Drenas jep dorëheqje pasi nuk u bë koalicioni me Nismën

Bekim Muja, anëtari i PDK-së ka dhënë dorëheqje nga kjo parti e shkak po del të jetë mos arritja e koalicionit me partinë e Fatmir Limajt.

Muja përmes një shkrimi në Facebook është shprehur i zhgënjyer me vendimin e kryesisë së PDK-së.

“I zhgënjyer thellë me vendimin e kryesisë qendrore të PDK, për mos shkuarjen në koalicion me Nismën Socialdemokrate dhe për mos krijimin e një force të përbashkët e cila do i mbronte vlerat sublime të këtij vendi siç është lufta e UÇK”, ka shkruar Muja në llogarinë e tij në Facebook.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur indinjatë për mos-arritje të një marrëveshjeje për koalicion parazgjedhor ndërmjet partisë së tij dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Limaj, i ftuar në emisionin ‘Pressing’, ka thënë se për bashkëpunim politik mes dy fraksioneve kanë kërkuar edhe ish-udhëheqësit e kësaj partie, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, përpara se të shkonin në Hagë.

”Unë mendoj qe ka qenë iniciativë e z. Thaçi dhe z. Veseli të ndërtojë partneritet me PDK’në. Pasi ka ardhë vendimi i gjykatës (Gjykatës Speciale), kam filluar të shohë shenja, ka pasur zëra kundërshtues. Mua më vjen keq për mijëra votues që nuk u mundësua një partneritet i këtillë”, ka deklaruar ai në Pressing.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë