PDK në Drenas: Bekim Muja asnjëherë nuk ka qen nënkryetar i nëndeges

Dega e PDK-së në Drenas ka reaguar pas publikimit të lajmit se një anëtar i saj ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt në shënjë proteste për mos formimin e koalicionit me Nisma Socialdemokrate.

Reagimi i plotë:

Lajmi i publikuar sot në media rreth dorëheqjes së nënkryetarit të nëndegës së PDK-së në Gradicë është i pavërtetë dhe tendencioz.

Z. Bekim Muja asnjëherë nuk ka qen nënkryetar i kësaj nëndege.

PDK dega në Drenas e mbështet plotësisht vendimin e marrë nga Kryesia e PDK-së në nivelin qendror që në zgjedhjet nacionale të garoj si e vetme. Nga eksperiencat që kemi nga e kaluara në shumë raste koalicioni me partitë e tjera politike e ka dëmtuar PDK-në në Drenicë kjo ka ndodhur edhe në vitin 2017.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë