Makina e jetë luksoze, jeta e 22 vjeçarit që u arrestua sot për therje me thikë në Prishtinë

Besim Gjukaj, (22 vjeçar), është njëri nga tre të dyshuarit që u arrestua sot nga Policia e Kosovës pas një plani operativ.

I njëjti bashkë me dy shokët e tij, u kapën për veprën penale “Vrasje në Tentativë”, gjegjësisht për rastin e 25 dhjetorit të vitit të kaluar, të cilët therën me thika dy persona të tjerë, transmeton IndeksOnline.

Gjukaj njihet si një djalë problematik, i cili s’ka frikë duket nga askush, pasi që kërcënimet i bën edhe përmes rrjeteve sociale.

IndeksOnline i ka hedhur një sy rrjetit të tij social Facebook, ku nuk mungon jeta e tij luksoze, makina, shëtitje e shisha.

Ndryshe, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci e ka konfirmuar arrestimin e tre të rinjve të cilët me urdhër të Prokurorit të Shtetit të njëjtit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh për procedim të mëtejmë./IndeksOnline

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë