Elmi Thaqi i reagon Luljeta Aliut: Te mbuloftë turpi lule e vyshkur

Ish kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, Elmi Thaqi ka reaguar ndaj deklaratave të analistes Luljeta Aliu të dhëna mbrëmë në një emision televiziv.

Reagimi i Thaqit:

Elektorati i Partisë Demokratike të Kosovës është i gjërë. Ka të burgosur politikë, ka invalidë e veteranë të luftës, fëmijë dhe familjarë të ushtarëve të rënë, ka të përndjekur, të rrahur e persektuar, të afërm të të vrarëve, të zhdukurve, grave të dhunuara, e kështu me radhë.

Vuajtjet e këtij komuniteti e kanë një burim: pushtetin e mëparshëm serb, ku Kraljeva ishte një shtyllë mbështetëse e këtij regjimi.

Partia Demokratike e Kosovës ka votues edhe ndër veteranë të arsimit, ndër profesorë e doktorë, inxhiniere e akademikë, arkitektë e mësues, shkrimtarë e krijues, sociologë e policë, ushtarë e zjarrfikës e të tjerë. Asnjë nga ta nuk e meriton ti nënshtrohet një krahasimi të tillë.

Njërëzit mund të kenë bindje tjera politike, mendime të kundërta, pakenaqësi e rezerva, mund të mos rreshtohen kurrë me PDK-në, mos ta duan në qeverisje, por një deklaratë si kjo e znj.Aliu, nuk duhet përsëritur më. Është e rrezikshme dhe antikombëtare.
( TE MBULOFT TURPI LULE E VYSHKUR)

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë