Situata nga vërshimet/ Petrit Gashi iu bënë thirrje partive politike: Koha është të ndihmojmë JO të akuzojmë

Asamblisti I Kuvendit Komunal të Drenasit, Petrit Gashi ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga vërshimet.

Ai ka thënë se është momenti të ndihmojmë jo të akuzojmë.

“Nga vërshimet që kanë përfshirë Komunën e Drenasit dhe një pjesë të madhe të Kosovës është koha që ti dalim në ndihme e jo duke bërë fushatë për të gjetur fajtorin. Vërshimet kanë shkatërruar vende të fuqishme dhe kanë bërë që edhe njerëz të shumte të humbin jetën, andaj në vend të përplasjes dhe nxitjes së qytetareve për një grusht vota, është mirë që bashkërisht të mobilizohemi ti dalim në ndihme secilit”, ka thënë Gashi.

Ne emër të IQD-së dhe si asamblist, Gashi ka thënë se i ofron gjithë mbështetjen Komunës së Drenasit dhe kryetarit Lladrovci për të kaluar këtë sfidë që e ka goditur komunën tonë.
|Është koha që të mendojmë si qytetare dhe të bëjmë fushat në ndihme të qytetareve e jo në akuza ndaj njeri-tjetrit. Katastrofat natyrore janë të njohura gjatë gjithë historisë dhe ato nuk varen nga dora e njeriut”, ka thënë ai.

Lufta për fitore, sipas tij, lë të jetë ballafaqim programesh qeverisëse që bindin qytetarët e jo akuzash të pabaza që nxisin qytetaret si rezultat i vërshimeve që nuk varen nga ne. “Solidarizohem më të gjithë të qytetarët e prekur vërshimet e ditëve të fundit, dhe shpresoj që sa më shopejt se bashku të tejkalojmë këto ditë të vështira. Koha është të ndihmojmë JO të akuzojmë!”, ka deklaruar asamblisti nga Drenasi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë