Mos u nisni për Prishtinë, bllokohet rruga nga vërshimet te “Kroni i Mbretit”

Shiu që ka rënë pandërprerë në dy ditët e fundit ka shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë duke e bërë të vështirë qarkullimin e mjeteve.

Vërshimet e kanë përkeqësuar aksin rrugorë Prishtinë – Pejë, saktësisht te “Kroni i Mbretit” është vërshuar nga uji duke e bërë të pamundur lëvizjen.

Në video të siguruara nga Indeksonline shihet se kjo rrugë është bllokuar për shkak të vërrshmeve.

Veturat kanë mbetur të bllokuara dhe kanë filluar të shkaktohen kolona dhe vonesa në orët e hershme të mëngjesit.

Ekipet emergjente po bëjnë përpjekje për të hapur rrugën, por kujtojmë se sasia e ujit mbi asafalt është shumë e madhe. /IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë