14 familje evakuohen në Drenas, dërgohen nëpër hotele

Deri pasditen e së hënës, në Drenas janë evakuuar 14 familje me rreth 47 anëtar si pasojë e vërshimeve, transmeton DrenicaOnline.

Këtë e ka konfirmuar vet kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci sipas të cilit të gjitha ta janë strehuar në hotele të këtij qyteti.

“Falënderoj po ashtu gjitha ekipet të cilat që nga orët e hershme të mëngjesit, kanë ndihmuar dhe evakuuar qytetarët e rrezikuar, përkatësisht 14 familje me rreth 47 anëtar, të cilat janë strehuar në hotelet e qytetit”, ka thënë Lladrovci.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë