Shemsi Elezi: Mos i mbështetni ata që bëjnë pazare me votën tuaj

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Shemsi Elezi ka ftuar publikisht të gjithë qytetarët e Drenasit, anëtarët dhe elektoratin e sinqertë të PDK-së të mos i mbështesin të njëjtit njerëz që bëjnë pazare me votën e tyre.

“Më shumë se një vit, anëtarë të PDK-së dega në Drenas na kanë ba ftesë për bashkëpunim për zgjedhjet lokale që do të mbahen në fund të këtij viti. Ata janë thirrë se kemi një qeverisje lokale të dobët dhe duhet rrëzuar me vota”, ka thënë Elezi, transmeton DrenicaOnline.

Ai thotë se asnjëherë nuk i janë përgjigjur pozitivisht atyre ftesave sepse sipas tij e kanë të njohur nga e kaluara se ata nuk e kanë para vetës qytetarin duke përfshirë këtu edhe elektoratin e tyre, por ata kanë para vetës së tyre interesin personal ku grupet e klanet e tyre bashkohen për të keqpërdorë edhe mëtutje me resurset tona.

“Andaj ftojë publikisht të gjithë qytetarët e Drenasit, anëtarët dhe elektoratin e sinqertë të PDK-së të mos i mbështesin të njëjtit njerëz që bëjnë pazare me votën tuaj. Me 14 Shkurt në mbrëmje do ta shihni se ata nuk janë askund, nuk mund të ju bëjnë keq më”, ka deklaruar ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë