VIDEO/ Ja si policia arreston për 15 sekonda shokun e Stresit, të gjithë “trimat” me duart lart

Dalin pamjet nga arrestimi i një mikut të reperit Arkimed Lushaj, që ndryshe njihet si Stresi.

Djali me emrin Kleviol, që në rrjetet sociale njihet si ‘Cllevio’ ishte duke udhëtuar me një makinë me ngjyrë të zezë, në momentin që i është bërë pritë nga uniformat blu.

Kanë mjaftuar vetëm 15 sekonda që efektivët të vinin me duart lart të gjithë djemtë që ndodheshin në mjet dhe t’i bënin ‘zap’ ata.

Ende nuk dihet se për çfarë arsyeje është vënë në pranga Klevioli apo të tjerët. Ndërkohë, vetë Stresi është shpallur në kërkim pasi akuzohet si një prej organizatorëve të protestës, por mesa ka bërë me dije, reperi është larguar drejt Britanisë së Madhe për t’i shpëtuar përballjes me ligjin.

VIDEO/ Ja si policia arreston për 15 sekonda shokun e Stresit, të

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë