Ramiz Lladrovci e Sejdi Hoxha bëhën bashkë, të gatshëm për zgjedhje!

Raportet mes kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe kyetarit të degës së PDK-së në Drenas dhe deputetit Sejdi Hoxha, janë përmirësuar.

Hoxha ka postuar një status në FB ku i ka uruar Lladrovcit suksese edhe për një mandat për Kryetar të Drenasit.

Statusi i Hoxhes:

Drenasi dhe Drenica është e bashkuar në zgjedhjet e 14-të Shkurtit!

Kryesia e PDK-së dhe Kryetari në detyrë Enver Hoxhaj kanë nominuar kryetarët aktual të komunave që udhëhiqen nga PDK-ja që në zgjedhjet komunale të garojnë edhe për një mandat. Në këtë rast është nominuar edhe kryetari aktual i komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci.

Kryetarit Lladrovci i uroj suksese edhe për një mandat për Kryetar të Drenasit.
Transparenca, ligjshmëria, llogaridhënia para qytetarëve dhe komunikimi i mirëfilltë do të mbetet prioritet i Kryetarit Lladrovci dhe PDK-së edhe për mandatin e ardhshëm.

Suksese kryetar Lladrovci!

Të bashkuar drejt fitorës së PDK-së

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë