Kjo është kandidatja e parë nga Drenasi e nominuar për deputete

Është nominuar kandidatja e parë për deputete të Kuvendit të Republikes së Kosovës nga Komuna e Drenasit.

Kaltrina Morina ka fituar besimin e Kryetarit të Aleances për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj si dhe besimin e kryesisë dhe strukturave të degës së AAK-së në Drenas për të qenë në garë për deputete.

Njoftimi i plotë i Kaltrina Morines:

Të dashur qytetarë, të nderuar miq dhe përkrahes,

Kam nderin dhe kenaqësinë të ju njoftoj se kam fituar besimin e Kryetarit të Aleances për Ardhmerinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj si dhe besimin e kryesisë dhe strukturave të degës së AAK-së në Drenas dhe jam nominuar Kandidate për deputete të Kuvendit të Republikes së Kosovës.
Të dashur miq, sinqeriteti dhe angazhimi im gjithmonë kanë qenë virtyte të mia të cilat me kanë ngritur lartë në jetën time, prandaj sot jam e përkushtuar thellësisht në garen për Deputete të Kuvendit të Republikes së Kosovës. Synimi im kryesor është që të jemi zëri përfaqësues i të gjithë qytetarëve pa dallim e veçmas i nënave dhe vajzave tona të cilat gjithmonë kanë nevojë për mbeshtetje dhe përkrahje.

Bashkë do ia dalim, na e priftë e mbara.

Kaltrina Morina

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë