Beqir Kiqina i AAK-së shpall kandidaturën për deputet

Asambleisti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),  njëherësh edhe kryetar i degës së AAK-së në Drenas, Beqir Kiqina, sot ka shpallur kandidaturën për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kiqina përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“Të nderuar, miq, shokë dhe dashamirë, dua të ju njoftoj që me besimin e dhënë nga lideri z. Ramush Haradinaj dhe pas nominimit nga gjitha struktuart e AAK-së në Drenas, unë sot e shpalli zyrtarisht kandidaturen time për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kiqina.

Ai tutje ka thënë se arsyeja e kandidaturës për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës është sepse do të jetë zë i qytetarëve në parlament ashtu siç isha në asamblenë komunale duke ngritur shumë çështje dhe kërkesa në interes të sovranit.

“Bashkë do të t’ia dalim, na priftë e mbara”, ka përfunduar Kiqina.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetar,

Të nderuar, miq, shokë dhe dashamirë, dua të ju njoftoj që me besimin e dhënë nga lideri z. Ramush Haradinaj dhe pas nominimit nga gjitha struktuart e AAK-së në Drenas, unë sot e shpalli zyrtarisht kandidaturen time për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Arseyja e kandidaturës sime për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës është e thjeshtë, sepse dua të jem zë i qytetarëve në parlament ashtu siç isha në asamblenë komunale duke ngritur shumë çështje dhe kërkesa në interes të sovranit.

Bashkë do të t’ia dalim, na priftë e mbara.

Me respekt,
Beqir Kiqina

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë