Bashkëluftëtarët e presin Limajn në vendlindje sipas traditave kombëtare

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot ka qëndruar në vendlindje, ku me tradita e zakone atë e kanë pritur bashkëluftëtarë e qytetarë të shumtë, në konakun e Sadri Krasniqit, në fshatin Temeqinë të Malishevës.

Limaj përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se, në këtë takim me bashkëluftëtarët kanë biseduar për sfidat të cilat e presin vendin dhe rëndësinë̈ jetike qe ka për Kosovën procesi i jashtëzakonshëm zgjedhor i 14 shkurtit.

Postimi i plotë i Limajt:

“Mikpritje sipas traditave shqiptare në konakun e Sadri Krasniqit në fshatin Temeqinë të Malishevës.

Me veteranë të UÇK-së dhe anëtarë të Nismës Socialdemokrate në këtë fshat biseduam për sfidat të cilat e presin vendin dhe rëndësinë jetike qe ka për Kosovën procesi i jashtëzakonshëm zgjedhor i 14 shkurtit.

Në këtë takim, shpalosa projektin tonë politik në mbrojtjen e vlerave tona kombëtare dhe askush më mirë së sa bashkëluftëtarët tanë nuk e kupton rëndësinë e mbrojtjes së këtyre vlerave.”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë