Kreu i PDK-së Enver Hoxhaj përkrahë kandidaturen e Ramiz Lladrovcit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes një shkrimi në Facebook e ka shpallur kandidaturën për mandatin e dytë në krye të Drenasit.

Lladrovci në këtë shkrim në “Facebook” thotë se kandidatura nuk iu është konfirmuar nga ana e Kryesisë dhe U.D. të kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Lidhur me këtë çështje në një konferencë për media ka folur vet Hoxhaj. Ai tha se dje në mbledhjen e Kryesisë është vendosur që të gjitha kryetarët aktual të komunave që udhëhiqen nga PDK-ja do të garojnë për zgjedhjet lokale edhe për një mandat, përfshirë këtu edhe Ramiz Lladrovci.

“Kryesia e PDK-së në mbledhjen që kemi mbajt dje ka marrë vendim që të gjitha anëtarët që janë pjesë e Kryesisë, të jenë pjesë e listës zgjedhore për deputet. Të gjithë deputetët e PDK’së janë pjesë e listës, të gjithë kryetarët aktual të komunave që udhëhiqen nga PDK’ja garojnë për zgjedhjet lokale kur mbahen në fund të vitit. Kjo vlen për z.Lladrovci, Aliu dhe për të gjithë të tjerët. Çdo kryetar i Degës së PDK’së duhet të jetë pjesë e listës zgjedhore”, ka thënë ai.

Hoxhaj theksoi se i dëshirojnë suksese Ramiiz Lladrovcit kurdo që do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë.

“I dëshiroj z. Lladrovci, z.Aliu e çdo kryetari tjetër të komunave që udhëhiqen nga PDK’ja suksese në zgjedhjet lokale kurdo që do të mbahen. Kurdo që të mbahen zgjedhjet Ramizi do ta ketë mbështetjen tonë”, ka thënë ai. 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë