Njoftim lidhur me ujin e pijshëm në Drenas

Kompania Rajonale e Ujësjellësit u kërkon ndjesë qytetarëve të Drenasit për ç’rregullimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Kompania ka njoftuar se arsyeja ka të bëjë me turbullirën e ujit që është shkaktuar në kanalin e Ibrit, për shkak të reshjeve të shiut ditëve të fundit dhe pamundësia që të pastrohet uji.

“Jemi duke e bërë të pamundurën që të rregullohet sa më shpejtë edhe pse kjo është çështje e natyrës dhe që nuk është shkaktar faktori njeri”, thuhet në njoftimin e tyre.

Faleminderit për mirëkuptim!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë