Vdekja e biznesmenit në zyrën e tij në Prishtinë, Prokuroria jep detajet e fundit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku një person dyshohet se është vetëvrarë.

Rasti ka ndodhur në zyrën e agjencisë turistike “Veneta travel”. Mësohet si personi pronari i kësaj kompaine.

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë bëjnë të ditur për Telegrafin se tashmë Prokurori i Shtetit ndodhet në vendin e ngjarjes.

“Lidhur me rastin për të cilin keni kërkuar informata, ju njoftojmë se prokurori kujdestar i Departamentit të Kri’meve të Rënda është njoftuar nga Policia e Kosovës për një vdekje të dyshimtë në Prishtinë. Prokurori i Shtetit ndodhet në vendin e ngjarjes dhe sipas autorizimeve të tij, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 09:30.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë