Qeverisja e kryetarit Lladrovci gjatë vitit 2020, projekte dhe shërbime profesionale për qytetarët

Komuna e Drenasit gjatë vitit 2020, pavarësisht sfidave nga pandemia globale Covid-19, ka arritur të realizoj projekte të rëndësishme për komunitetin dhe të ofroj shërbime profesionale ndaj qytetarëve.

Shërbimet e mira dhe cilësore ndaj qytetarëve janë vlerësuar nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe tri ambasada të huaja, të cilat kanë ranguar Komunën e Drenasit në vendin e parë me performancën më të mirë duke e shpërblyer me grant në vlerë 803,000 euro. Komuna e Drenasit gjithashtu është përfituese e grantit për mjedis të pastër, ku ka fituar 163,446.00 euro në kuadër të Grantit të Performancës-Mjedis i Pastër, i lansuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe mbështetur nga organizata gjermane GIZ.

Gjithashtu, Drenasi ka fituar ne të gjitha grantet që janë ndarë nga ministri të ndryshme dhe të organizatave ndërkombëtare, të cilat kanë vlerësuar lartë punën e kryetarit. Të gjitha këto mjete që janë përfituar prej granteve, janë dedikuar për projekte kapitale, me synim, krijimin e jetës më të mirë për qytetarët.

Po ashtu, Komuna e Drenasit, ka përfituar 10 projekte nga Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, ku përmes tyre do të rrisim masat e Efiçiencës në objekte të ndryshme publike kryesisht shkolla, si dhe 2 projekte të përfituara nga GIZ në bashkëpunim me AKREE.

Pandemia si në botë, ka prekur qytetarët dhe bizneset në aspektin ekonomik. Me propozim të kryetarit janë liruar bizneset nga tarifa, autobusët nga pagesa e peronizimit, ndërsa janë ndihmuar qytetarët me pako ushqimore dhe higjienike, ku përmes administratorëve janë shpërndarë mbi 5 mijë pako.

Pavarësisht sfidave të krijuara nga pandemia, Komuna e Drenasit ka arritur të realizoj projektet e planifikuara sipas planifikimit buxhetor dhe kërkesave të qytetarëve. Disa nga projektet infrastrukturore të realizuara gjatë vitit 2020 sipas planifikimit buxhetor janë: Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugëve, 25 km asfalt, duke përfshirë kështu thuajse të gjitha lagjet në vendbanime, ndërtimi i kanalizimeve dhe kolektorëve-75 km, ndërtimi i trotuareve 6 km, rregullimi i ndriçimit publik në disa zona 40 km, pastrimi i lumenjve dhe përroskave 25 km, hapja e kanaleve kulluese përgjatë rrugëve 15 km, vazhdimi i ndërtimit të rrugës Bregut Qyqyavices dhe shumë projekte tjera me rëndësi për qytetarët.

Investimi në arsim ka qenë ndër prioritetet e qeverisjes Lladrovci, ku gjatë vitit 2020 të gjitha shkollat janë pajisur me kabinete të informatikës, janë funksionalizuar laboratorët pothuajse në të gjitha shkollat, pajisja me sistemin e kamerave të sigurise, pajisja me inventar të plotë, laptop, projektor, tabela të mençura, renovimi i objekteve dhe zhvillimi i aplikacionit të laboratorit virutal i pari i këtij lloji i zhvilluar në Kosovë. Ka vazhduar projekti për ndërtimin shkollës profesionale në Komoran, është vëënë gurthemeli i ndërtimit të cerdhes në Komoran, ndërtimi i palestrës sportive në Poklek e projekte tjera. Gjithashtu, Kryetari Lladrovci ka ndarë 212 bursa për të gjithë studentët që kanë plotësuar kriteret sipas shpalljes.

Investimet kanë vazhduar edhe në përmirësimin e infrastrukturës mjekësore, në mënyrë që qytetarëve t’i ofrohen shërbime të mira dhe cilësore. Gjatë kësaj kohe, stafi shendetësor ka qenë i angazhuar maksimalisht për rastet me Covid, ku kanë arritur të menaxhojnë mjaftë mirë situatën. Ndërsa, janë rinovuar e QMF e AMF nëpër vendbanime. Nuk ka munguar as mbështetja pëe sportin përmes investimit në infrastrukturën sportive dhe ndarjes së subvencioneve. Vlen të vecojmë disa nga projektet kryesore si: Ndërtimi i Stadiumit “Rexhep Rexhepi”- faza e dytë, ndërtimi i dy fushave sportive në zona rurale Abri e Epërme dhe Zabel i Poshtëm (në proces), renovimi i Stadiumit Sintetik, renovimi i Objektiit të Qendrës Rinore. Po ashtu, deri tani nga donatorët janë siguruarr 1417 ekemplarë librash për biblotekat.

Pastaj, përkrahja e femerëve të komunës sonë ka vazhduar edhe gjatë këtij viti përmes serrave, me mikserë për ushqim të kafshëve dhe centrifuga, tri projekte këto të rëndësishme për sektorin e bujqësisë.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci gjatë këtij viti, ka nënshkruar marrëveshje të bashkëfinancimit me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 24 shtëpive për familjet në nevojë në Komunën e Drenasit.

Komuna falënderon të gjithë qytetarët dhe administratorët që kanë bashkëpunuar për të ofruar shërbime të mira dhe cilësore për qytetarët.

Kryetari Ramiz Lladrovci dhe stafi i komunës, ju urojnë qytetarëve Vitin e Ri 2021, GËZUAR!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë