Aksident trafiku në Skenderaj, shoferi godet këmbësoren

Është raportuar se një person derisa e drejtonte automjetin e tij në Skenderaj, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Aksidenti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:00.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë