Vetaksident afër Prishtinës, shpëton shoferi

Një vetaksident ka ndodhur sonte në Çagllavicë.

Sipas pamjeve që ka siguruar IndeksOnline, shihet se një veturë është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë vetura është përplasur me shtyllën e ndriçimit në rrugë, me ç’rast e ka këputur atë.

Dëshmitarët thonë se shoferi i veturës ka shpëtuar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme të mëdha materiale./IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë