Përurohet pllaka përkujtimore e Shtabit të Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” në Gllanasëllë

Sot në ditën e Veteranëve, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve në Drenas, Enver Hajdarin, Arben Bazaj dhe Agim Okrashtica, ku së bashku me ta dhe veteranë të tjerë të UÇK-së, kanë marr pjesë në përurimin e pllakës përkujtimore të Shtabit të Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” në fshatin Gllanasellë.

Në përurimin e kësaj pllake përkujtimore, kanë marr pjesë edhe familjar e veteran të UÇK-së. Pllaka përkujtimore është ngritur nga donatori, Bajram Meha.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë