Kryetari Lladrovci uron qytetarët për festat e fundvitit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e festave të fundvitit, uron të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, duke ju dëshiruar shëndet, paqe e harmoni në familje.

Në urimin drejtuar qytetarëve të Komunës së Drenasit, kryetari Lladrovci, ka uruar që viti 2021 të sjell suksese, shëndet dhe mbarësi në secilën familje, duke shtuar se përkushtimi dhe angazhimi si kryetar komune, do të vazhdoj edhe në vitin 2021, për t’i realizuar të gjitha projektet e planifikuara që kanë direkt ndikim ne përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Këtë vit që po e kalojmë, ishte i vështirë për të gjithë globin, për shkak të vështirësive të krijuara nga pandemia globale covid-19, megjithatë jemi angazhuar me gjithë kapacitetet për t’i arritur synimet e përbashkëta me qytetarët e komunës sonë. Viti 2021, do të vazhdoj të jetë vit i përkushtimit dhe realizimit të projekteve dhe investimeve në ngritjen e cilësisë së jetës, shërbimeve më të mira për qytetarët, të qasshme dhe të integruara për të gjithë. Sikurse viteve paraprake, edhe në vitin e ardhshëm prioritet do të jetë zhvillimi ekonomik, duke fuqizuar politikat zhvillimore në biznesin privat, për të krijuar vende të reja pune, përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rrjetin e kanalizimit, përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe tokave bujqësore, përmirësimin e ambientit, rregullimin, pastrimin dhe zgjerimin e lumenjve, vazhdimin e rregullimit të terreneve sportive, përmirësimin e kushteve në objektet shkollore dhe ngritja e cilësisë në mësimdhënie e mësimnxënie, përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Përkushtimi ynë do të jetë i vazhdueshëm, që të kryhen të gjitha punimet sipas planifikimit të buxhetit për vitin 2021, sikurse viteve paraprake”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Gëzuar për jetë e mot!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë