Mos u nisni për Komoran, aksidenti zinxhiror bllokon rrugën

Një aksident zinxhiror që ka ndodhur para pak qesteve në Komoran, drejtimi për Pejë, ka bërë që të krijohen kolona të gjata të automjeteve.

Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, në hyrje të Komoranit.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident ku shihen disa automjete të dëmtuara.

Në vendin e aksidentit, përveç policisë është parë edhe autoambulanca.

Ende zyrtarisht policia nuk ka deklaruar për numrin e të lënduarve ndërsa sipas lexuesve, kolona e automjeteve është deri të Parku i Biznesit në Drenas./IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë