Mbi 1000 fëmijëve në Drenas u ndahen dhurata

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik, në bashkëpunim me Pastiçerinë “Lucky’s Cakes” dhe “Giza Architecture” dhe biznese të tjera vullnetare, dje në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, kanë gëzuar më shumë së 1000 fëmijë, duke u nda dhurata për festat e fundvitit, duke i shoqëruar kështu edhe me argëtim.

Komuna e Drenasit, uron të gjithë fëmijëve festat e fudvitit dhe falënderon të gjitha bizneset që me bujari të madhe përkrahen një iniciativë për ndarjen e dhuratave për fëmijë. Falënderojmë “Al Trade-Center”, “Alpha Qeramika”, “City Grill”, “Hotel Nobel”, furra “Eni”, Naser Rama, Fitore Sefiu-Shabani, Korabi Corporation SHPK, Besnik Hoxha,, Bardhyl Nika, “Hajdini Comerce”, Kompania “Arfix”, BA “Construction”, “Mjellma Shpk” restorant “Diamant”, “Friends Shisha-bar”, restorant “Kristal”, “Nika Enterier” dhe dyqani “Fati. Po ashtu falënderojmë edhe kontributin e dhënë dhe për punën vullnetare për stafin e Qendrës “Creative Kids”.

Secila dhuratë e ofruar na bizneset e lartpërmendura të dhuruara me shumë dashuri, ka sjellë gëzim në fytyrat e fëmijëve.
Duke pas parasysh këtë vit që po lemë pas, lutemi dhe urojmë që do të qëndrojmë çdo herë të bashkuar për të bërë vepra të mira për komunitetin dhe gjeneratat e reja.
Gëzuar!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë