Të gjitha vendimet të cilat i mori sot Kuvendi Komunal i Drenasit

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës

Të hënën është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, ku për diskutim ishin 13 pika për rend dite.

Në mbledhje morën pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtar të Kuvendit të Komunës dhe drejtorë të drejtorive komunale.

Më poshtë ju paraqesim pikat që janë diskutuar e votuar në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës;

Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal Drenas të datës 26.11. 2020 ka kaluar me vota unanime.

Plani i Punës për vitin 2021, i Kuvendit Komunal është diskutuar

Plani i Punës të Kryetarit për vitin 2021 është diskutuar

Propozim Rregullore për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës është votuar me vota unanime

Plani preliminar i Prokurimit për vitin 2021 është diskutuar

Diskutimi i Planit të Integritetit është diskutuar

Propozim Vendim për financimin e Projektit “Ngritja e Mirëqenies Sociale të Personave me Aftësi të Kufizuar dhe Familjarëve të tyre, ka kaluar me vota unanime

Propozim Vendim për lirimin nga qiraja jo profitabile, familjet përfituese të shfrytëzimit të përkohshëm të banimit social në Bllokun I dhe II në Drenasin III për vitin 2021, ka kaluar me vota unanime

Propozim Vendim për këmbimin e njësive kadastrave nr. 348/0 dhe 1011/0 në zonën kadastrale në Gllogoc, ka kaluar me vota unanime
Propozim Vendim për përmirësimin e gabimit teknik në listën e veçantë të pronave të paluajtshme të komunës që planifikohen për dhënien në shfrytëzim afatgjatë në vitin 2021, ka kaluar me vota unanime

Propozim Vendim për lirim nga pagesa e peronizimit për kompanitë e transportit publik të udhëtarëve me autobus për linjat urbanë- periferike dhe ndër urbane që shfrytëzojnë stacionin e autobusëve në Gllogoc, për operim, ka kaluar me vota unanime

Raporti i dytë periodik për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit, është diskutuar

Në pikën të ndryshme, janë diskutuar çështje të ndryshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë