Jashari kërkon ndihmën e deputetëve: Ministrat s’përkrahën projektet e Komunës së Skenderajt!

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi të bërë në FB, ka njoftuar se pavarësisht se gjatë këtij viti ka kërkuar nga Ministritë që në buxhet të vitit 2021 të përkrahen projektet e kësaj komune, ai s’ka gjetur mbështetje.

Ai ka kërkuar nga deputetetët  që nesër përmes amendamentimit t’i fusin në buxhetin e vitit 2021 projektet e komunës që udhëheq ai.

Ky është postimi i tij:

Të dashur qytetarë,

Si Kryetar i komunës së Skenderajt, disa herë gjatë këtij viti kam kërkuar nga Ministritë dhe Ministrat e Qeverisë së Kosovës që në buxhetin e vitit 2021 të parashihet përkrahja e projekteve të reja të komunës sonë.

Fatkeqësisht Qeveria e Kosovës në buxhetin e vitit 2021 nuk ka paraparë pothuajse asnjë projekt të ri të komunës sonë.

Andaj kërkoj nga deputetët që nesër përmes amendamentimit t’i fusin në buxhetin e vitit 2021 projektet e komunës sonë, si në ujësjellës, kanalizim, rrugë, ndriçim, trotuare, arsim, kulturë, rini, sport, banim, shëndetësi e zhvillim ekonomik.

Projekte këto që ndikojnë drejtëpërdrejtë në ngritjen e nivelit të mirëqenies sociale në komunën tonë, si komunë që më së shumti është shkatërruar nga lufta e fundit dhe ende nevojat janë jashtëzakonisht të mëdha.

Këtë ia kemi borxh secilit qytetar që na ka dhënë besimin dhe që e përfaqësojmë në institucionet lokale e qëndrore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë