Djali vret babain me thikë në Prizren

Një krim i rëndë ka tronditur sot Prizrenit. Pas një mosmarrëveshje babë e birë, ky i fundit e ka goditur me thikë duke e lënë të vdekur.
Viktima është 50-vjeç ndërsa djali i tij ka përfunduar në pranga të policisë.
Burimet e IndeksOnline kanë thënë se vrasja ka ndodhur në lagjen “Dardania” në Prizren.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar mjetin me të cilin është kryer vepra.

I dyshuari, i arrestuar, është i njohur për policinë për probleme të vazhdueshme. IndeksOnline do t;iu mbajë të informuar për rastin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë