Mbyllet bastorja ilegale në Drenas, policia jep detaje

Pas hetimeve të zhvilluara, është marrë informata se në një lokal në Drenas janë duke u luajtur lojëra fati.

Policia të mërkuren pasdite ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit është kontrolluar lokali dhe janë intervistuar të gjithë të pranishmit si dhe një i dyshuar mashkull kosovar, i cili ishte duke shtypur tiketa basti online.

Policia ka njoftuar se nga lokali janë konfiskuar njëmbëdhjetë shtëpiza kompjuteri dhe një sasi e monedhave në arkë.

Me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë