Heroizmi i Familjes Jashari, temë diplome në gjimnazin zviceran

Kryetari i komunës, Bekim Jashari priti në takim Elmedina Buja, bashkë me nënën e saj, e cila heroizmin e familjes Jashari, kishte vendosur që ta marrë si temë diplome në gjimnazin e Baselit në Zvicër.

Elmedina së bashku me nënën dhe bashkëpunëtorin e saj e njoftuan Kryetarin Jasharise për këtë temë diplome ajo kishte hulumtuar duke intervistuar edhe Besarten e edhe deshmitarë të tjerë të luftës sonë të lavdishme.

Jashari tha se përmes këtij hulumtimi, Elmedina njoftoi shoqerinë zvicrane për luftën dhe rezistencën e familjes Jashari si dhe të familjeve të tjera kosovare.

“Ambasadorë të rinj në shtetet perëndimore si Elmedina Buja, i nevojiten Kosovës në mënyrë që të vihet në pah pastertia e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Kryetari Jashari.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë