Tre persona rrahin një polic në Pejë, e godasin me mjete të forta në kokë

Tre persona kanë rrahur sot një polic në Pejë. Polici është goditur me mjete të forta në kokë, ndërkohë që të dyshuarit pas sulmit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Sot rreth orës 16:15, në rrugën “Eliot Engël”, afër  Fakultetit të Biznesit, policia është njoftuar për një incident, aty është lënduar një person. Pas sulmit tre personat e pa njohur, kanë ikur nga vendngjarja”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se të dyshuarit e kanë goditur viktimën në kokë me mjete të forta.

“Të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendngjarje, viktima është dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku është trajtuar dhe bëhet fjalë për një pjesëtarë të Policisë së Kosovës”, ka thënë Gashi.

Ai ka vënë në dukje se policia është duke shikuar vendngjarjen dhe  njëkohësisht është vënë në ndjekje të tre të dyshuarve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë